Gjermani/ Sulm me armë në një parking, katër të plagosur
Një sulm me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Berlin.
Sipas mediave gjermane ngjarja ndodhi në një parking dyqanesh.
Katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë autori ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe tashmë ndodhet në arrati.
Tashmë policia po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Sorry, the comment form is closed at this time.