Shqiptari vret gruan, vajzën dhe më pas vetëvaret. Si shpëtoi vajza tjetër 14-vjeçare
Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë ditën e sotme, ku një 51-vjeçar me nënshtetësi kosovare, vrau gruan e tij (46 vjeç) dhe vajzën (17 vjeçe) në shtëpinë e tij, mëngjesin e së enjtes. Pas krimit makabër, autori u vetëvar në verandë me litar.
Media gjermane “Anzeigeinblatter” bën me dije se edhe vajza 14-vjeçare ishte në objektivin babait për t’u vrarë, por ajo u mbyll në dhomë pas vrasjeve makabre.
“Anzeigeinblatter” shkruan se vajzës iu kërkua të dilte nga dhoma, por ajo nuk e pranoi urdhrin e babait.
Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin debatet e një faze të gjatë të ndarjes së çiftit.
“14-vjeçarja është në gjendje të qëndrueshme dhe po pyetet nga policia. Me ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.
Sorry, the comment form is closed at this time.