Gjendet një grua e pajetë, policia jep detajet e para
Një grua është gjetur e pajetë sot në mbrëmje, në Tiranë. Viktima, një grua e moshës 65-vjeçare, është gjetur e pajetë nga fqinjët.
“Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën ‘Ali Baushi’, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetasja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Sorry, the comment form is closed at this time.