Gjendet i vdekur 40-vjeçari në Shkodër, policia dyshon se…
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai mund të jetë vetëvrarë ndërkohë që nuk dihet ende detaje apo shkaqet që e çuan viktimën drejt këtij akti.
Policia është nisur drejt vendngjarjes menjëherë.
Shkodër/Informacion paraprak
Më 05.12.2020, në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.
Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.
Sorry, the comment form is closed at this time.