Gjendet i pajetë në rrugë 21-vjeçari në Durrës, shkaqet ende mister
Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.
I riu i identifikuar si Renato Nebiu, nga fshati Karinë i Peqinit, u transportua më Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.
Renato Nebiu është gjetur në rrugë nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Ka qenë kjo e fundit që më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
Sorry, the comment form is closed at this time.