Gjashtë të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen
Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, që nga dhuna në familje tek vjedhja.
NJOFTIMI
Tiranë
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
• G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I.
•O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 43 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e brendshme të një lokali në administrim prej tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe 1 aparat celular.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. H, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
A. H., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
A. H., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.