Foto/ Shqiptari që u qëllua nga policia greke

Esmin Frehati është 30-vjeçari shqiptar që u qëllua sot në këmbë nga një oficere greke, në kuadër të një operacioni policor antidrogë në Universitetin Teknologjik “Zografou”, në Athinë.

30-vjeçari u përplas fizikisht me oficeren e policisë gjatë  aksionit policor në orën 06:00 të mëngjesit, ku u arrestuan 22 persona.

Oficerja ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për t’u vetëmbrojtur, shkruan “protothema.gr”.

Ferhati është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.

Emigrant shqiptar akuzohet, ndër të tjera, për një sërë grabitjesh.

Siç raportojnë mediat greke, gjithçka nisi sot në kuadër të operacionit policorë të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë “Zografou”, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.