Flet nëna e vëllezërve të vrarë: I kisha të vetëm, vrasësit më mirë të më kërkonin mua
Mamaja e dy vëllezërve që janë gjetur të pajetë në një kanal në një fshat të Maliqit pretendon se fëmijët e saj nuk kanë pasur konflikt me njeri.
Ëngjëllushe Olldashi tha se lajmin për vdekjen e djemve të tij e mori nga mediat, ndërsa kërkon që policia të hetojë ngjarjen dhe të vendoset drejtësi.
“Të dy djemtë humbën kontaktet në 7 dhjetor. Telefonat i kishin të fikur. Nuk di të kenë pasur konflikte. Ata që e kanë bërë, më mirë të më kërkonin mua po të kishin hall, sesa më vranë djemtë. Lajmin e mora vesh nga mediat. Djemtë ishin të dy beqarë, i kisha fëmijët e vetëm. Punonin ku të mundnin. Kërkoj drejtësi, të zbardhen autorët. Policia nuk na ka thënë ende asgjë”, thotë Engjëllueshe Olldashi.
Trupat e pajetë të Andi dhe Martin Olldashit u gjetën në një kanal nga punonjësi i Ujësjellësit, i cili lajmëroi menjëherë policinsë sapo konstatoi trupat e pajetë.
Sorry, the comment form is closed at this time.