Festë me kokainë dhe kanabis përtej orës 22:00, policia arreston 5 persona

Megjithëse pandemi dhe me orë policore, kjo gjë nuk i ka penguar të bënin një festë, duke thyer rregullat dhe zhvilluar “aktivitet kriminal”.

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, pasi janë kapur me kokainë dhe kanabis pas orës 22:00 në një restorant.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant peshku në zonën e Kinostudios.

Në bazë të informacioneve, policia shkoi për kontroll në këtë lokal, pasi ai qëndronte hapur tej orarit të lejuar.

Pas kontrollit policia gjeti një sasi të vogël kokaine dhe kanabisi dhe njëri prej personave në tavolinë kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.