Fatos Tushe flet nga “kafazi”: Më lironi se jam i sëmurë

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.

Nga “kafazi” i qelqtë ai hoqi përgjegjësinë nga vetja për tenderin që është nën hetim duke deklaruar se “Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, s’ka qenë bashkia e Lushnjes” deklaroi ai.

Ai pretendon se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën. “Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”.

Njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami nuk e ka mohuar. “E njoh, por nuk kam lidhje me tenderin” tha ai përpara Gjykatës së Apelit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.