Erdhi të takonte nënën për festa, FNSH zbarkon në Rrëshen për vrasjen e 51-vjeçarit

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli, 51 vjeç, u vra sot në Rrëshen, por ende nuk ka një autor për ngjarjen. Ndërkohë mësohet se në Rrëshen kanë zbarkuar tashmë forcat e RENEA, FNSH dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Voca.

Ekspertët e kriminalistikës kanë shkuar në vendngjarje për të marrë provat nga vendi i ngjarjes, por autorët duket se kanë qenë profesionistë dhe nuk kanë lënë gjurmë.

Sipas mediave informative, Keli kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit për të takuar nënën, pasi gruan dhe fëmijët i kishte jashtë.

Por autorët mesa duket kishin informacion për rikthimin e tij në vendlindje, duke bërë skenarin për ta ekzekutuar mbrëmjen e sotme.

Policia e ndihmuar nga FNSH kanë zbarkuar në Rrëshen për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.