Emri/ Ja i kërkuari që vrau 19-vjeçarin

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Bajram Çekorjan, pasi dyshohet si autori i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje.

I riu u ekzekutua mbrëmjen e 18 shtatorit, ndërsa po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishaniku”, pranë vendit të quajtur “Rruga e gjanë”.

Burimet bëjnë me dije që lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Dy javë para vrasjes së 19-vjeçarit Xhenje, u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në lagjen Kiras, Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekorjas.

Katër ditë para vrasjes Ismet Çekorja doli dhe foli para mediave, duke marrë në mbrojtje djalin e tij, i cili akuzohej gjithashtu për atentatin ndaj Alban Bruçit. Ky i fundit arriti të shpëtojë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.