Emrat/ Dyshohen për korrupsion në arsim, ja të ndaluarit në Dibër

SPAK ka zbarkuar në Zyrën Arsimore të Dibrës, ku dhe ka kryer kontrolle.

Me urdhër të SPAK, janë bërë disa ndalime. Është ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut të Dibrës.

Po ashtu, i ndaluar është edhe Lul Dani, polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit.

U ndalua gjithashtu Halit Shehu, specialist pyjesh. Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar të lartpërmendurit, por dyshohet për korrupsion në arsim.

Oficerët e SPAK ende po kryejnë operacionin dhe mësohet se janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesa.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbarkoi sot në zyrat e Arsimit në Dibër dhe po kryen kontrolle në lidhje me një person që jetonte në Angli vijonte të merrte rrogën si mësues në Dibër.

Rasti i mësuesit ishte denoncuar edhe më parë dhe kishin nisur hetimet, por për arsye që nuk dihen ende, Prokuroria e Dibrës i pushoi hetimet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.