Tmerrohen kalimtarët në Elbasan, gjejnë granatë dore në mes të rrugës

Kalimtarët në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan kanë lajmëruar policinë, pasi kanë konstatuar një granatë dore në anë të rrugës

Efektivët kanë vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë dhe njoftuan forcat xheniere.

Informacioni paraprak

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granatë dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.