Elbasan/ Dy viktima nga COVID-19, ndërron jetë 37-vjeçari

Dy viktima janë shënuar nga koronavirusi në 24 orë nga qyteti i Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për një 73-vjeçar dhe një 37-vjeçar për fat të keq.

Të dy ishin pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe gjendja e të riut u rëndua dhjetë ditë më parë, duke humbur betejën mëngjesin e kësaj të enjte.

Elton Gegolli humbi jetën këtë të enjte, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas infektimit me COVID19 dhe përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

I riu kishte marrë trajtim mjekësor nga mjekët e Elbasanit pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID19, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spital. Por pas 10 ditësh shtrim, ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.