E trishtë, ndërron jetë në moshë të re nga koronavirusi zyrtari i LSI
Këtë të premte ka ndërruar jetë në moshë të re një nga themeluesit e LRI, Amarildo Mekollari. Këtë lajm për ndarjen nga jeta të djalit nga Skrapari e ka dhënë ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.
Xhixho, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, njofton se ai ka vdekur nga COVID-19, por që do të kujtohet gjatë nga të gjithë.
Statusi i plotë:
Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.
Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.
Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet. Do na mungosh shumë. Ngushellime Betës dhe familjes!

Sorry, the comment form is closed at this time.