E rëndë në Tiranë/ 45-vjeçari ngacmon seksualisht djalin e nipit

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Yzberisht, ku sipas “News 24” ka qenë vetë i mituri 5-vjeçar që u ka rrëfyer prindërve veprimet e 45-vjeçarit.

I mituri është djali i nipit të personit të shpallur tashmë në kërkim.

Prindërit e 5-vjeçarit, të shokuar nga rrëfimi i të miturit, kanë denoncuar menjëherë rastin në polici, e cila është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.