E rëndë në Durrës, një grua tenton t’i vërë flakën vetes
Momente paniku kanë përjetuar mëngjesin e sotëm qytetarët në Durrës. Një e moshuar ka tentuar që ti vërë flakën vetes në sheshin “Liria” në qytetin e Durrësit.
E moshuara u lye me benzinë dhe tentoi që ti vinte flakën vetes së saj, por fatmirësisht ishin kalimtarët e rastit që njoftuan Policinë, duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë.
Për këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë, ndërkohë që mbeten mister arsyet që kanë shtyrë të moshuarën drejt këtij akti të rëndë.
Sorry, the comment form is closed at this time.