E rëndë në Durrës, hidhet në erë shtëpia nga bombola e gazit
Për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në njerëz shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Durrës. Fetah Baroti sapo ka ndezur dritën e shtëpisë gjithçka u hodh në erë, ndërsa vetë kryefamiljarin e ka zënë inertet brenda.
Balkanvveb ka publikuar pamjet ku shihet soleta e shtëpisë përtokë.Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i të zotit të shtëpisë, i cili gjatë momentit të shpërthimit ka qenë i vetëm, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.