E përplas makina, ndërron jetë në spital 25-vjeçarja
Një 25-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë mëngjes.
Ajo është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhir sot rreth orës 07:15, në Institutit-Kamëz, ku mjeti me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariatin e policisë për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor tha se po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sorry, the comment form is closed at this time.