E merr peng të riun për disa orë, në pranga 37-vjeçari
Policia e Dibrës bën të ditur se është vënë në pranga një 37-vjeçar i cili për disa orë ka mbajtur peng një të ri duke i kërkuar para në këmbim të lirimit.
NJOFTIMI I PLOTE
Bulqizë
I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori.
Specialistët për hetimin e Krimieve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës .
Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e
pasurisë”.
Sorry, the comment form is closed at this time.