Ndahet nga jeta në moshë shumë të re mjekja onkologe
Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re.
Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fatkeqësisht, mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.
E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.
Postimi:
Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut në Durrës njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.
Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji. Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!
Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes! Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!
Urdhëri i Mjekut përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
Sorry, the comment form is closed at this time.