“Ditën e atentatit patën debat të fortë me…”/ Gazetarja zbardh detajet

SPAK ka rënë në gjurmët e dy bashkëpunëtorëve falë dëshmisë së Klevis Allës dhe ata janë përgjuar për disa kohë.

Rezultoi se ata janë kontaktuar nga Nuredimin Dumani e Talo Çela që ishin në kërkim për atentatin.

Xhixha e Diva ishin kontaktuar nga dy personat e sipërpërmendur për të kryer atentatin e Besmir Haxhisë në këmbim të një pagese. Dy personat kishin rënë dakord për të kryer krimin, por ditën e ngjarjes një prej tyre doli me COVID-19.

Atë ditë dy bashkëpunëtorët patën debate të forta me Nuredin Dumanin i cili më pas u detyrua të dalë vetë në terren e të vrasë vëllezërit Haxhia 27 prillin e 2020 së bashku me Talo Çelën, Klevis Allën e Altin Ndocin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.