VIDEO- Digjen tre lokale në qytetin e Shkodrës. Zbulohet shkaku
Tre lokale janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të teatrit “Migjeni”, në Shkodër.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 3.25 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Informacione paraprake bëjnë të ditur se ka marrë flakë ashensori i pallatit ku ndodheshin lokalet dhe dyshohet se shkaku është vaji i ashensorit.
Ashensori në fjalë shërbente për një lokal që ndodhej në katin e fundit të pallatit dhe jo për banorët e lagjes, çka ka bërë që banesat të mos kenë pësuar dëme.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke shuar flakët, ndërsa hetimet pritet të bëjnë zbardhjen e plotë.
Sorry, the comment form is closed at this time.