Dhunon të motrën, në pranga 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi ka dhunuar të motrën. Kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga Gjykata.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Dh., 42 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, e cila e kishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje motrën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.”, thotë policia e kryeqytetit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.