Devoll/ Thyen arrestin e shtëpisë, ja ku e gjen policia
Një 41-vjeçar tashmë është pas hekurave pasi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë. Ka qenë një kontroll i uniformave blu në një mjet në fshatin Kurilë, ku K.H ishte pasagjer.
Pas verifikime rezultoi se ai ishte në arrest shtëpie për veprën penale ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, të caktuar nga gjykata e Tiranës.
NJOFTIMI
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 41-vjeçari.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Kurilë, Devoll, kanë ndaluar me qëllim verifikimi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit u konstatua si pasagjer në mjet shtetasi K. H, 41 vjeç, banues në Devoll.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtetasi K. H., u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.