Detaje për kapjen e kokainës në Mal të Zi, në pranga shoferi shqiptar

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar nga policia e Malit të Zi për kapjen e një sasie kokainë prej 37 kilogramësh.

Mediat vendase raportojnë se kokaina u kap në pikën kufitare me Kroacinë në një automjet me targa shqiptare.

Vijesti shkruan se kokaina ishte fshehur në automjetin me targa shqiptare që drejtohen nga 55-vjeçari shqiptar me iniciale P.S. dhe pasagjerë ishin dy persona të tjerë nga Shqipëria me iniciale E.S. dhe S.S.

Kokaina ishte e ndarë në 35 pako dhe kishte peshë totale 37.3 kilogramë.

Lidhur me këtë tentativë të trafikimit të kokainës është vënë në pranga shoferi shqiptar. Mediat malazeze raportojnë se droga ishte nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishte Kroacinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.