Detaje nga ngjarja në Dibër/ Pasi plagosi aksidentalisht shokun, njoftoi banorët e zonës, por…
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit Gentian Kosiqi në Maqellarë, të Dibrës, nga shoku i tij 18-vjeçar Rifat Xheleshi. Sipas mediave informative, dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah.
Ata janë parë sot bashkë në qendër të fshatit rreth orës 11:00. Rreth orës 14:00, ata janë ngjitur në malin e Maqellarës dhe aksidentalisht 18-vjeçari ka qëlluar shokun e tij.
Ka qenë vetë autori që ka njoftuar banorët e fshatit, të cilët i kanë shkuar në ndihmë, por terreni ka qenë i vështirë, që ka vonuar zbritjen e të plagosurit. Ai ka pasur rrjedhje të shumtë gjaku, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Sorry, the comment form is closed at this time.