DETAJE/ Djali 7 vjeç i mori armën policit dhe e qëlloi duke pirë kafe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në zonën e Saukut, në kryeqytet.

Efektivi i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Roland Bicerri, u qëllua për vdekje aksidentalisht me armën e tij të shërbimit nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Punonjësi i Policisë ishte me disa miq në një lokal, kur djali i mitur i ka marrë armën nga çanta dhe ka hapur zjarr në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënës, polici 39-vjeçar mbeti i plagosur. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë pakujdesia.

Policia tha se janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, disa persona që ndodheshin në lokal në ato momente.

Punonjësi i policisë, Roland Bicerri mësohet se ishte jashtë shërbimit, por për shkak se ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kishte me vete armën e zjarrit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.