Del përpara gjykatës monstra që përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, përplaset keq me gazetarët
Një ngjarje tepër e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Ka mbërritur në Gjykatën e Lushnjes Sajmir Mecani, shtetasi i cili akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen 89-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Grabjan, ku në gjendje të dehur 36 vjeçari e ka goditur e më pas zhveshur 89-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të mëdha në fytyrë e trup.
Ka qenë djali i së moshuarës që e gjeti të zhveshur nënën e tij. Ismet Mecani hedh akuza se 36-vjeçari madje edhe e ka përdhunuar.
Sipas Ismetit, Sajmiri nuk ka atësinë e tij, pasi është fëmijë i gruas së tij nga martesa e mëparshme. Ai tregon se i riu ka qënë person problematik lidhur me dhunimet seksuale pasi disa kohë më parë ka tentuar të kryej marrëdhënie me një familjar tjetër në Greqi.
Policia e Divjakës e dërgoi të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë mjekësia ligjore do të bëjë ekzaminimin e 89-vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve.
Gazetarët i kërkojnë të heq kapuçin në momentin që ai del nga makina e policisë, por Meçani nuk ka pranuar duke i’u kthyer dhe ashpër gazetarëve: “Ik ore, më lini rehat”.
Sorry, the comment form is closed at this time.