Për herë të parë/ Pamjet si u vra Pjerin Xhuvani

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Emisioni “Shenjëstër” ka publikuar këtë mbrëmje pamejt e vrasjes së Xhuvanit  nga Arbër Paplekaj.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021në lagjen ‘5 Maji’, në Elbasan.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militantëve.

Po ashtu, në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD, bllokon një makinë që, sipas tyre, kishte lista me pagesa dhe para.

Nga pamjet shihet Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani – që më pas humb jetën.

Në këtë ngjarje që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht, çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arbër Paplekaj ndodhet në qeli.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.