Vrasja e Klodian Rashës, del ekspertiza paraprake: Nuk ka plumb në kokë
Nga ekspertiza paraprake dhe kërkesa për masë sigurie që është depozituar në gjykatë, rezulton se Klodian Rasha nuk ka asnjë plumb në kokë.
Mësohet se arma e policit ka bërë dy qitje. Njëri plumb e ka kapur Rashën në pjesën e shpatullës nga pas, dhe nga kqyrja e të ndjerit rezulton se i ka prekur organet jetike. Ndërsa plumbi tjetër nuk e ka prekur.
Nga këqyrja e kufomës dhe, sipas relacionit për masë sigurie që ka bërë Prokuroria ndaj policit, Rasha nuk u qëllua me plumb në kokë.
Sorry, the comment form is closed at this time.