Pamje të rënda/ Shtatzëna, e shtrirë në tokë. E ndihmojnë kalimtarët (Video)

Mediat informative kanë publikuar pamje nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Një grua shtatzënë rreth 30 vjeçe është përplasur nga një automjet tip “Benz”, i cili ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.

Në videon e mëposhtme duket gruaja e shtrirë në trotuar dhe kalimtarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e goditjes së marrë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi i automjetit, një 19-vjeçar, është shoqëruar në polici.

Njoftimi zyrtar

Rreth orës 19:15, në rrugën ‘Xhanfize Keko”, mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.