“BMW X5” përfshihet nga flakët, italianit i shkrumbohet makina në aksin Rrogozhinë-Kavajë (Video)

Një automjet tip BMW X5 është djegur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, mesditën e sotme, rreth orës 14:25.

Në videon e publikuar ngaa BW, shihet mjeti tip “BMW X5” i shkrumbuar nga flakët, pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. Mjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se mjeti është i një shtetasi italian dhe ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i saj dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sakaq, forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë shuar flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.