Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes elektricisti 45-vjeçar
Një 45-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një pallat në ndërtim, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja tragike ka ndodhur në rrugën ”Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, teksa bëhet me dije se 45-vjeçari Sh.H, ishte duke punuar në momentet kur ra në kontakt me elekricitetin.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Informacion paraprak:
Më datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.