Berat/ Shoferi i dehur përplas motorçiklistin dhe 4 makina
Një 27-vjeçar i dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur motoçiklistin që shpërndante pica. Më pas është përplasur me 4 makina të parkuara duke përfunduar brenda lulishtes së qytetit të Beratit.
Aksidenti është shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit. 27-vjecari i dehur drejtonte mjetin tip Renault me targa AB 906 AR.
Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër, në afërsi të Urës së Varur, një motoçiklist që shpërndan pica në qytet, 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën përgjatë lumit, duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit. Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Drejtuesi i dehur, Tajar Hysko, shkaktar i aksidentit ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia. Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorin e picave është në gjendje të rëndë dhe 4 mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar.
Sorry, the comment form is closed at this time.