Berat/ Ndalon shoferin, e rreh dhe tenton t’i vjedhë mjetin

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pas denoncimit të një të riu se e kishte dhunuar dhe kishte tentuar t’i vidhte makinën.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij.

Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.