BERAT/Kanos të riun në mes të tregut, në pranga 32-vjeçari
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi ka kanosur një të ri në mes të tregut të qytetit.
Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. L., banues në lagjen “30 Vjetori”.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).
32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Sorry, the comment form is closed at this time.