BELGJIKË/ Shkatërrohet banda e trafikut së kokainës, sekuestrohen drogë e makina
Shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga disa shqiptarë në Belgjikë.
Mësohet se, në kuadër të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, mes tyre 9 janë burra dhe 2 gra, ndërsa nuk dihet ende se sa prej tyre janë shqiptarë.
Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se një prej të arrestuarve shqiptarë u plagos rëndë, pasi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë. Ai u hodh nga një lartësi e madhe.
Policia ushtroi kontrolle në disa banesa dhe lokale në Grimbergen dhe në Bruksel, ndërsa u sekuestruan 100 mijë euro.
Po ashtu, policia belge tha se u sekuestruan 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro, si dhe disa makina. Mësohet se ky grup e kishte shtrirë aktivitetin e shitjes së kokainës në Itali dhe në disa vende të tjera të Evropës.
Sorry, the comment form is closed at this time.