Banesa në Fushë Krujë përfshihet nga flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen e “Mireve” në Fushë Krujë pasditen e sotme.

Zjarri që dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ka djegur një dhomë në katin e dytë të banesës së shtetasit Selim Pula.

Megjithatë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe pronarit të shtëpisë në kohë ka bërë të mundur parandalimin e djegies së plotë të banesës dhe përhapjen e flakëve në shtëpitë e tjera pranë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.