Autobotët me ujë shpërndajnë protestuesit, hidhet gaz lotsjellës (Foto+video)
Protestuesit e mbledhur tek Kryeministria janë shpërndarë nga efektivët e policisë përmes përdorimit të gazit lotsjellës dhe mbërritjes së autobotit me ujë.
Në çastin që protestuesit po afroheshin pranë selisë së qeverisë, policia ka nisur shpërndarjen e tyre.
Si pasojë e ndërhyrjes së efektivëve, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur dhe protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë. Ata kanë shkatërruar sinjalistikat rrugore, sikundër vepruan edhe dje.
Sorry, the comment form is closed at this time.