Aksidentoi një 47-vjeçare, arrestohet shoferi në Berat

Një 47-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi aksidentoi një këmbësore.  Bëhet e ditur se shoferi me iniciale F.H. ka përplasur me automjetin tip “Peugeot” një 47-vjeçare, banuese në Berat.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon. Këmbësorja e lënduar është dërguar fillimisht për mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.