Aksidenti në Tiranë/ Policia jep detaje: Shoferi 19-vjeçar përplasi një 30-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë një vajzë rreth 30 vjeçe.

Makina tip “Benz” e drejtuar nga një 19-vjeçar humbi kontrollin dhe mori përpara shtetasen në fjalë që po ecte në trotuar, duke i shkaktuar dëmtim të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.