Makina ‘raketë’ merr përpara policin rrugor

Një aksident ka ndodhur sonte në tunelin “Panoramik” të Elbasanit.

Behet me dije se një efektiv i Policisë Rrugore është përplasur nga një automjet me shpejtësi të lartë.

Efektivi Ferdindand Bahja ishte duke shkuar në një tjetër aksident, kur është aksidentuar vetë, prandaj është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Mësohet se polici ka qenë në vendngjarje për një tjetër aksident të ndodhur, si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga.

Pasi Policia Rrugore ishte lajmëruar për një aksident të ndodhur po në këtë aks, shkoi në vendngjarje dhe sapo dy efektivë zbresin nga mjeti, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë mori përpara mjetin ku ndodheshin efektivët.

Policia tha se arrestoi shoferen që shkaktoi aksidentin.

Njoftimi zyrtar

Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.