Aksidenti/ Makina përplas motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një mjet teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, në afërsi të fshtati Dëshiran. E plagosur ka mbetur një shtetase që ishte pasagjere në motoçikletë.

NJOFTIMI

Belsh/ Informacion paraprak

Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volksëagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.