Aksident në Tiranë, 28-vjeçari me makinë përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-Dogana në Tiranë.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet J. M., 28 vjeç, ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit, ende i paidentifikuar, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.