AKSIDENTI/ “Benz”-i përplas motorin, humb jetën 60-vjeçari
Një 60-vjeçar ndërroi jetë mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier. Viktima është identifikuar si Rifat Troka.
Sipas policisë, rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Kalçeto” A. S. 26-vjeç, banues në Fier duke drejtuar mjetin tip “Benz” u përplas me motoçikletën tip “Lifan” që drejtohej nga 60-vjeçari, i cili ndërroi jetë.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.