Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 23.00 të kësaj të marte, pasi u përplas nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit.

Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 23:00, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin P. Gj., ka përplasur shtetasin M. D., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.