Aksident me vdekje në autostradën Mamurras-Milot 

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Mamurras-Milot.

Një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut, duke e lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia dhe grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga një krah në krahun tjetër. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.