Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Fikasit, Mullet.

Mjeti që është përfshirë në aksident drejtohej nga L. R., por gjatë udhëtimit ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë.

Si pasojë, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital, pasagjeri që ndodhej në mjet ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.